,

Chelsea bën goditjen e radhës, nesër pritet firma e sulmuesit të Juves

Kalimi i Gonzalo Higuain te Chelsea është vetëm çështje orësh, me sulmuesin argjentinas që pritet të kryej vizitat mjekësore në Londër që këtë të premte.

Sipas “Corriere dello Sport”, Higuain është gati të bashkohet me Chelsea-n me bisedimet që janë futur në fazën finale.

Për më tepër, Milan janë në ‘kontakte të vazhdueshme’ me Genoa për Krzysztof Piatek dhe një marrëveshje do të kalojë në plan të parë në momentin kur sulmuesi i Juventusit do të niset drejt Londrës.

Gazeta nuk zbulon kushtet e lëvizjes së 31-vjeçarit në “Stamford Bridg”e, por ai pritet të bashkohet me blutë në një hua fillestare deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes përfundimtare.

/Ora News.tv/

Facebook Comments