,

Gold AG duke kënduar këngën e re të Mentor Kurtishit (Video)

Reperi Gold AG ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke kënduar këngën e re të Mentor Kurtishit, “Bojna Selfie”.

Videoklipi i ri i Mentorit është publikuar para dy ditësh, ndërsa kolegu i tij i ka bërë një promovim.

“O hajde bojna selfie o për dikon tjetër… ‘Ta sheh’ o dashnia vjetër .. hahata. Mentor Kurtishi‬, ‎hit‬ Selfie”, shkruan Goldi në përshkrim.

Në ndërkohë, kënga e re e Gold AG, “Pa hile”, e publikuar më 10 maj, i është afruar milionëshit të parë në YouTube. /Telegrafi/