,

Mourinho i përgjigjet akuzave: Unë nuk e shita, e bleva

Jose Mourinho ka mohuar se ishte ai që e kishte larguar nga Chelsea, Mohamed Salahun që sot po shkëlqen në fanellën e Liverpoolit.

“Si fillim njerëzit provojnë të më identifikojnë si trajneri që shiti Salahun. Unë jam trajneri që e kishte blerë Salahun, pra është krejtësisht ide e gabuar kjo. Kam luajtur ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve, dhe Salahu ishte fëmijë në Basel, dhe rashë në dashuri me atë fëmijë dhe e bleva. Por, në atë kohë kishim lojtarë fantastik në sulm si Hazard dhe Willian, megjithatë kërkova që ta blinimâ€, është shprehur Mourinho për “BeIN Sports”.

Sipas Mourinho vështirësitë për t’u adaptuar kanë bërë që Salah të largohej nga “Stamford Bridge”.

“Ai ishte thjesht një fëmijë i humbur në Londër. I humbur në një botë të re. Ne donim që ai të punonte dhe të bëhej gjithnjë e më i mirë, por ai më shumë kishte idenë dhe dëshirën për të luajtur e jo të priste, prandaj kishim vendosur ta dërgonim në huazim, në një kulturë që e njihja. Në Itali, me futboll taktik, fizik, dhe një vend i mirë për të luajtur. Fiorentina ishte një ekip i mirë për të luajtur pa presion dhe vendosëm ashtu. Kur klubi vendosi ta shiste nuk isha unë. Unë e bleva, nuk e shitaâ€, shprehet portugezi.

Trajneri portugez e transferoi Salah në moshën 21 vjeçare nga Baseli, por nuk kishte arritur të përmbushë pritshmëritë, duke e larguar 18 muaj më vonë drejt Romës në verën e vitit 2015.

/Ora News.tv/

Facebook Comments