,

Yjet mbledhin mijëra shikues në koncertin humanitar në Ferizaj (Foto)

Mbrëmë në qytetin e Ferizajt, Shoqata Humanitare Kaçanikase në bashkëpunim me Avni Selimin kanë organizuar një koncert të madh humanitar.

Emra të mëdhenj të muzikës shqiptare u bashkuan në ndihmë nevojtarëve në këtë koncert që mblodhi mijëra shikues në sallën “Bill Clinton”.

Organizatori i këtij koncerti, Avni Selimi tha se paratë e mbledhura menjëherë përmes shoqatës, me të cilën ka bashkëpunuar do të dërgohen njerëzve me nevojë ndërsa premtoj se në të ardhmen do të organizohen koncerte të tilla edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Pjesë e këtij koncerti ishin këngëtarët: Sabri Fejzullahu, Adrian Gaxha, Lindon Berisha, Florian Beqiri , Blero, Uki Latifi, Lori, Gili, Naim Abazi, Mihrije Braha, Gold Ag, Dafina Dauti, Big Mama, Mentor Kurtishi e shumë të tjerë./Telegrafi/.

1213adrian-lindon

lindon

florianibig-mamablero  giligold-ag  Lorimentor-kurtishi  violeta-kajtazi

Facebook Comments