,

Haradinaj përshkruan dashurinë ndaj bashkëshortes me këngën “Oj dashnia jeme a je gjall”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Ska Ndal” të RTV Dukagjini.

Ai ka rrëfyer për disa detaje nga jeta private, ku ndër të tjerash ka folur edhe për preferencat muzikore.

Haradinaj tregon se pëlqen të dëgjojë muzikë klasike, ‘jazz’, por edhe popullore.

Ndërsa në pyetjen se me cilën këngë do ta përshkruante dashurinë ndaj bashkëshortes, spikeres Anita Haradinaj, kryeministri dha një përgjigje shumë interesante.

Ai u përgjigj duke thënë se “Oj dashnia jeme a je gjall” do të ishte kënga që do të përshkruante dashurinë ndaj saj.

“Oj dashnia jeme a je gjall” është një këngë e kënduar nga këngëtari kosovar Mentor Kurtishi, i njohur për mënyrën e tij të të kënduarit tallava.

Në vazhdim mund të ndiqni rrëfimin e kryeministrit në emisionin “Ska Ndal” të RTV Dukagjinit. /Telegrafi/